Lëndohet një ushtar i FSK-së nga shpërthimi i municionit brenda armës, dërgohet në QKUK

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Prishtin, 23 nëntor Zhurnal.mk – Një ushtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) është lënduar pas shpërthimit të municionit brenda armës në Babaj të Bokës.

I lënduari është transportuar fillimisht në Spitalin e Gjakovës dhe më pas është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ku po merr trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Drejtori i Klinikës Emergjente në QKUK, Naser Syla, ka konfirmuar se gjendja shëndetësore e ushtarit është stabile.

“Një ushtar i plagosur, e kanë sjellë nga Spitali i Gjakovës. Gjendja stabile, janë kryer ekzaminimet e nevojshme dhe do të transferohet në Klinikën e Ortopedisë për trajtim të mëtejshëm”, ka deklaruar Syla.

artikuj të ndërlidhura