Konferenca e Kryetarëve cakton 10 dhjetorin për mocionin me debat të kërkuar nga PD mbi progresraportin

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 24 nëntor, Zhurnal.mk – Konferenca e Kryetarëve miratoi sot kërkesën e grupit parlamentar të Partisë Demokratike për zhvillimin e mocionit me debat mbi raportprogresin e KE.

Pas diskutimeve, Konferenca e Kryetarëve arriti mirëkuptimin dhe vendosi me dakordësi që mocioni me debat të zhvillohet në seancën e datës 10 dhjetor 2026.

Po ashtu Konferenca shqyrtoi projektprogramin e punës së Kuvendit për periudhën 7 – 25 dhjetor 2026 dhe projektkalendarin e punimeve të Kuvendit për periudhën 7 – 25 dhjetor 2026.

Pas diskutimeve, Konferenca e Kryetarëve nuk arriti mirëkuptimin dhe çështja i kaloi për votim seancës plenare.

Mocioni me debat është kërkuar nga Partia Demokratike mbi Raportin e Progresit të Komisionit Evropian për Shqipërinë për vitin 2026.

artikuj të ndërlidhura