Juventusi mund të ndahet nga Edon Zhegrova gjatë afatit kalimtar të janarit, pasi drejtuesit e klubit italian janë të gatshëm të shqyrtojnë ofertat e mundshme për yllin e Kosovës.
Sipas mediumit italian Corriere dello Sport, “Zonja e Vjetër” do të vlerësojë çdo ofertë që mund të arrijë për Zhegrovën në janar, me qëllim që përmes shitjes së tij të krijojë hapësirë financiare për transferimet e ardhshme.
Madje, edhe pse e lëvdoi para disa ditësh për paraqitjen ndaj Venezias, trajneri Luciano Spalletti thuhet se është i hapur për largimin e reprezentuesit kosovar, sidomos pas rikthimit të Francisco Conceicaos dhe Nico Gonzalezit nga lëndimet.
Kjo situatë mund ta vështirësojë edhe më shumë pozitën e Zhegrovës në skuadrën torineze, duke e bërë të mundshëm një largim të tij pas vetëm një viti i gjysmë pas transferimit te Juventusi.
Mbetet të shihet nëse në janar do të konkretizohen interesimet për shërbimet e futbollistit kosovar dhe cili do të jetë destinacioni i tij i ardhshëm.
Çmimi i sulmuesit anësor nga Prishtina vlerësohet të jetë 10 milionë euro, ndërsa së fundmi është lidhur me klube si Al Ittihad dhe Como.

