Nesër shënohet dita e rivarrimit të dëshmorëve të kombit në Gjilan, bëhen homazhe në nderim të tyre

nga D V

Nga 17 shtatori 1999 deri më 17 shtator 2024, bëhen 25 vite që nga rivarrimi i Dëshmorëve të Kombit, në Gjilan.

Për nderë të kësaj dite, Komuna e Gjilanit ka njoftuar se nesër do të mbahen homazhe tek varrezat e tyre.

Përmes këtij njoftimi, komuna njofton se homazhet do të mbahen me fillim nga ora 10:00.

Ndryshe, me organizimin e zhvarrimit dhe rivarrimit të Dëshmorëve të Kombit në Gjilan, ishte angazhuar kshilli organizativ.

“Ismet Sylejmani-Kryetar, Avdyl Bajrami-anëtar, Jonuz Musliu -anëtar, Esat Asllani-anëtar, Shaqir Ajeti-anëtar(babai dëshmorit Alban Ajeti), Dr. Xhevat Demiri-anëtar, Ylfete Canaj-anëtare, Fetush Osmani-anëtar fsh. Gadish, Naser Ahmeti – Cali,-anëtar fsh. Verbicë, Kamber Bajrami-anëtar fsh. Zhegoc”.

Ndërsa në ekipin e zhvarrimit u caktuan: Dr. Sejdullah Mahmuti, Dr. Ilaz Poroshtica dhe 4 teknik medicinal.

Trupat e dëshmorëve të kombit prehen në “Kodren e Dëshmorëve”, në Gjilan.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More