Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka reaguar pas sulmit me granata dore në komunën e Zveçanit.
Ministri ka pohuar se sulmet e ditëve të fundit ndaj institucioneve në veri janë shprehje e dëshpërimit dhe qyqarllëkut të bandave kriminale me dirigjim nga Beogradi.
Tuje ai ka pohuar se ligji do të funksionojë në çdo cep të Kosovës.
“E themi troç atë që kemi përsëritur përgjatë këtyre katër viteve: Koha e pandëshkueshmërisë dhe amnistisë ndaj bandave kriminale ka përfunduar. Kushtetushmëria, ligjshmëria, rendi e ligji do të funksionojnë në çdo cep sikurse liria dhe të drejtat e qytetarëve nuk mund t’i ndalojë askush përmes frikës e terrorizimit”, ka shtuar tutje ai.

