Kuvendi do t’i mbajë vazhdimet e seancave të 34 dhe 35-të

nga D V

Shkup, 25 shkurt – Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut, sipas informacioneve të ueb faqes së tyre, sot duhet t’i mbajë vazhdimet e seancave të 34 dhe 35-të.

Në kuadër të seancës së 35-të, fillimi i të cilës është caktuar në orën 11, deputetët duhet t’i shqyrtojnë propozim-ndryshimet e Ligjit për burime minerale, si dhe ndryshimet e Ligjit për mbrojtjen e konsumatorëve dhe të Ligjit për kryerjen e punëve të kontabilitetit, të gjitha me procedurë të shkurtuar.

Në seancën e 34, ka mbetur vetëm një pikë e rendit të ditës për shqyrtim, ndërsa ajo është Propozim-vendimi për emërimin e anëtarëve të Këshillit të Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuale.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More