Ndalohet një shtetas turk në Maqedoni, kapet duke transportuar emigrantë

nga D. V.

MPB njofton se kanë ndaluar një shtetas turk në rrugën rajonale Negotinë-Gradsko për shkak se është kapur duke transportuar emigrantë.

“Më datë 21.03.2025 rreth orës 02.50 në rrugën rajonale Negotinë-Gradsko, zyrtarët policorë të stacionit policor të mbikëqyrjes kufitare Mihajllovë kanë ndaluar T.J (44) nga Republika e Turqisë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në veturën “Renault Clio” me targa boshnjake, me të cilën ai drejtonte, janë gjetur pesë emigrantë nga Egjipti.

Automjeti është sekuestruar dhe personi është ndaluar në stacionin policor, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të ngritet kallëzim përkatës”, thonë nga MPB.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More