Humb 28-vjeçari në Kishaj të Hasit! Kishte dalë për gjueti, njoftoi babanë se nuk mund të kthehej. Vijojnë kërkimet

nga Xh M

Ekipi i Shërbimit të Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës ka nisur një operacion kërkim-shpëtimi në fshatin Kishaj të Hasit për të gjetur një person të moshës rreth 28 vjeçare nga Kukësi.

Banorët kanë konfirmuar se personi i humbur kishte dalë për gjueti dhe nuk është kthyer.

Ai ka njoftuar babain e tij se nuk mund të kthehej dhe ka kërkuar ndihmë.

Ekipet e kërkim-shpëtimit po vazhdojnë përpjekjet për të gjetur personin e humbur, i cili është identifikuar si Ajet Lleshi nga fshati Kishaj, Bashkia Has.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More