Taravari: U uroj suksese partive të koalicionit VLEN për shkrirrjen në një subjekt! Ash-ja mbetet për ta shqyrtuar si opsion!

nga Redaksia

Shkup, 7 prill – Kryetari i ASH dhe ministër i Shëndetësisë, Arben Taravari sot ka përshëndetur iniciativën për bashkim të partive të Vlen duke thënë se deri tek ASH nuk ka pasur ftesë por që nëse vjen do e shqyrtojnë.

Sinqerisht e dëgjova Mexhitin, kemi diskutuar për shkrirje të VLEN nga korrik i vitit të kaluar dhe më nuk është diskutuar ajo temë, unë gëzohem që janë dakorduar të shkrihen LD, Besa, VV dhe Alternativa, ASH do mbetet subjekt që do të tentojë të bashkëpunojë me të gjithë, jemi shokë dhe jemi miq, tek ne nuk ka ardhur ftesë, nëse vjen do e shqyrtojmë sigurisht, gëzohem në fakt që janë dakorduar si parti, ka theksuar Taravari.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More