Kurti e ftoi në takim Abdixhikun, reagon NISMA

nga Xh M

Gjatë ditës së sotme kreu i VV-së, Albin Kurti i ka dërguar një letër kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku për një takim.

Kurti i ka propozuar Abdixhikut që të takohen gjatë kësaj jave. Lidhur me këtë ftesë të VV-së ndaj LDK-së ka ardhur reagimi nga Nisma.

Është Zafir Berisha ai që ka reaguar lidhur me këtë ftesë. Ai ka thënë se ftesa e Albinit për LDK është djallëzore.

“Ftesa e Albinit për LDK është djallëzore! Pas deklaratave të djeshme se Serbia po e pengon në bërjen e qeverisë, tash po kërkon nga “hajvanat” me i thën jo, për me i radhit sipas logjikës së tij mashtruese, në anën e Serbisë.

Jo rastësisht i ka bër ftesë fillimisht LDK, votuesit e saj janë target në zgjedhjet e jashtëzakonshme që po e pregaditë me qu Kosovën”, ka shkruar Berisha.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More