Mot me vranësira të ndryshueshme me periudha me diell, pasdite me shi lokal

nga D. V.

Shkup, 10 prill – Moti sot në vend do të jetë me vranësira të ndryshueshme me periudha me diell. Pasdite dhe në orët e mbrëmjes do të ketë shi lokal, ndërsa në pjesët malore borë e përkohshme. Do të fryjë erë mesatare, ndërsa në pjesët lindore dhe përgjatë Vardarit erë e përforcuar nga drejtimi veriperëndimor, kumtoi DPHM.

Temperatura minimale do të jetë në interval prej -5 deri në 3 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 10 deri në 18 gradë.

Në Shkup mot me vranësira të ndryshueshme me periudha me diell. Pasdite dhe në orët e mbrëmjes do të ketë kushte për shi të përkohshëm. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të bie deri në -1 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë 18 gradë.

Vijon periudha e motit stabil dhe të ngrohtë, përveç nesër dhe të shtunën kur do të ketë reshje lokale të shiut. Temperaturat e mëngjesit dhe të ditës do të jenë në rritje.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More