Certifikohen 22 pjesëtarë të mbrojtjes së afërt të Policisë së Kosovës

nga Xh M

Për shkak të konfidencialitetit, vetëm tre pjesëtarë të Policisë së Kosovë, njësisë së mbrojtjes së afërt, po certifikohen në sy të kamerave për trajnimin “Mbrojtja e VIP-ave”.

Në bashkëpunimin e Policisë së Kosovës me Agjencinë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim, njësisë do t’i shtohen 22 pjesëtarë.

Mbështetje dha edhe ambasadori turk në Kosovë.

“Dua të përkujtoj të gjithë dëshmorët, Policët e rënë në detyrë nga Turqia dhe dua të përkujtoj dëshmorin e fundit të Kosovës, Afrim Bunjaku dhe të gjithë ata të rënë në detyrë. Kosova mund të jetë vend i vogël por zë vend të madh në zemrën e Turqisë. Ne Kosovën nuk e konsiderojmë partner por vëlla. Turqia do jetë gjithmonë pranë Kosovës për ta mbrojtur sovranitetin e saj dhe për ta ndërtuar shtetësinë e saj në këtë aspekt”, ka thënë Tunch Angili, Ambasadori i Turqisë në Kosovë.

Falënderime shprehi edhe ministri në detyrë, Xhelal Sveçla e drejtori i Policisë u shpreh krenarë me pjesëtarët e rinj.

“Certifikimi është tejet i rëndësishëm sepse me njohurit e fituara do të kontribuojnë në ruajtjen e sigurisë jo vetëm të personaliteteve por edhe atyre që vizitojnë Republikën e Kosovës. Janë vlerë e shtuar që do ndihmojnë djemtë e vajzat që do i bashkohen kësaj njësie në të ardhmen”, ka thënë Xhelal Sveçla, Ministër i Punëve të Brendshme në detyrë.

“Për mua është njësi e veçantë sepse kam qenë pjesë e gjeneratës së parë të kësaj njësie, në vitin 2002 dhe nga atëherë janë bërë 23 vite që kemi një njësi jashtëzakonisht profesionale të mbrojtjes së afërt. Është njësi që ka dëshmuar veten nga ajo kohë e deri më sot”, ka thënë Gazmend Hoxha, Drejtor i Policisë së Kosovës.

Pas këtij trajnimi, pritet që ekipi i Policisë së Kosovës të vizitojë Turqinë muajt e ardhshëm.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More