Ymeri: VV-ja e dinë që rruga e vetme është dorëheqja

nga Xh M

Analisti politik Visar Ymeri ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje (VV) për bllokimin e konsitituimit të Kuvendit, duke thënë se gjithçka mund të zgjidhet me dorëheqjen e kryeministrit Albin Kurti.

Ai ka theksuar se krejt partitë politike kanë gjetur një zgjidhje për daljen nga kjo situatë, duke kërkuar dorëheqjen e Kurtit, përveç VV-së, që refuzon të diskutojë këtë mundësi.

“Krejt prej subjekteve politike e kanë dhënë një zgjidhje, pra rrugëdaljen, kanë thënë ky [Albin Kurti] duhet të japë dorëheqje se kështu e kërkon ligji, e votojmë këtë dhe kalojmë në pikat tjera. Më përjashtim Vetëvendosjen, si dilet prej kësaj situate, por ‘vetëm na bllokuan’. A e din pse, nuk duan të flasin sepse edhe VV-ja e dinë që ka vetëm një rrugëdalje prej kësaj bllokade që e kanë shkaktuar vetë. Ajo është me dhënë dorëheqje, e dinë se çfarë thotë ligji që e kanë shkruar vetë”, ka deklaruar Ymeri në Debat Plus.

Sipas tij, VV-ja ka krijuar konfuzion duke thënë herë se kanë dhënë dorëheqje, herë se nuk kanë dorëheqje dhe se dorëheqja duhet dhënë vetëm kur të betohen, çka e ka bërë situatën të paqartë dhe ka ndikuar në bllokimin e proceseve politike.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More