Zgjedhja e Kryetarit të ri të Kuvendit ngjanë në një labirint e që dalja e vetme për Vetëvendosjen mban emri i Albulena Haxhiut.
Lëvizja Vetëvendosje me 57 vota nuk e ka fuqinë të dal e vetme nga aty, në mënyrë që t’i hapet rrugë formimit të Qeverisë.
Në njërën nga seancat deputeti Glauk Konjufca kërkoi marrëveshje politike, por ajo nuk po ndodh.
Zëdhënësi i partisë së parë në zgjedhje, Arlind Manxhuka ngjashëm me herët e kaluara nuk dha përgjigje nëse kanë dërguar ftesa për takime me partitë tjera parlamentare, ose nëse po e konsiderojnë ndërrimin e emrit kandidates.
Se çfarë oferte politike ka në mendje Vetëvendosje u qartësua të dielën.
Hekuran Murati – Deputet i LVV-së tha se ” çfarë po tentohet për 48 orë, po vazhdojmë të tentohet të bëjmë thirrje gjithë deputetëve të Kuvendit që të ushtrojnë funksionin e tyre kushtetues për të zgjidhur ngërçin e krijuar. Pra, vetëm kur konsistuohet kuvendi, mund të lëvizin përpara në votimin e qeverisë së re.
As nga kampi tjetër nuk ka ndryshime.
Blerta Deliu – Deputete e PDK-së tha se “nuk ka ndonjë ndryshim prej seancave paraprake dhe asaj që kemi parë pre 15 prill, ku është thirr seanca për konsistuimin e Kuvendit. Edhe nesër duket të jetë situatë e njëjtë, me propozimin e Albulena Haxhiut për kryekuvendare dhe me situatën e njëjtë me partitë e tjera. Vota e PDK-së do t1% jetë e njëjtë.
Deliu pret që edhe seanca e radhës të mos sjellë zgjidhje por vazhdim të bllokimit.
LDK e ka kristalizuar qëndrimin, as nuk bëhet pjesë e takimeve e as nuk ka votë për Vetëvendosjen.
Këtë e rikonfirmoi sot deputeti Alban Zogaj.
Edhe AAK as nuk ka pranuar ftesë e as nuk pret ndonjë ndryshim të situatës.
NISMA me tre deputetë ka abstenuar në votime dhe Limaj nuk ka dhënë shenja për ndryshim të votës.
Por, cila është zgjidhja sipas analistëve politik.
Afrim Kasolli – Analist deklaroi se “detyrim i VV-së të tregohet më e hapur dhe të dëshmojë një shenjë të kompromisit, për tentimin e një kandidati i cili është me konsensual për partitë politike parlamentare. Kreu i kuvendit nuk është vetëm kryetar i partisë fituese tëzgjedhjeve por i gjithë deputetëve”.
Të martën nga ora 10 në mëngjes për herë të tetë, 120 deputetë do të tentojnë konstituimin e legjislaturës së re të Kuvendit.
Për Albulena Haxhiun Kryeparlamentare Vetëvendosje kërkon mbështetje nga ish-opozita e këto parti Vetëvendosjes nuk ia mohojnë të drejtën që ta ketë postin e Kryekuvendarit, por thonë se i takon edhe përgjegjësja që t’i sigurojë votat.

