Qoku: Deputetët të votojnë ndryshimet e Ligjit për Inspektoratin për Përdorimin e Gjuhëve, punonjësit të marrin pagat

nga D. V.

Shkup, 3 qershor – Bekim Qoku, koordinator i grupit parlamentar të VLEN-it i ftoi gjithë deputetët që të votojnë për miratimin e ndryshimeve të Ligjit për Inspektoratin për Përdorimin e Gjuhëve, me qëllim që punonjësit e Inspektoratit, të marrin pagat pas pesë muajve ngecje.

Sipas Qokut me ndryshimet ligjore, Inspektorati do të jetë pjesë e Ministrisë së Drejtësisë, por do të fuqizohet pasi do të ketë të drejtë për gjoba.

“Subjektiviteti i Inspektoratit mbetet në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë, ashtu siç mbeten të gjitha Inspektoratet me Ligjin për Riorganizimin Administrativ, që u votua me shumicën absolute, me 2/3, ku votuan edhe BDI-ja.

Për hir të këtij ndryshimi të riorganizimit administrativ, ky Inspektorat është pjesë e Ministrisë së Drejtësisë, siç janë inspektoratet e tjera pjesë e ministrive përkatëse.

Thjesht duhet një vullnet i përbashkët, me Badenter ta votojmë këtë shpejtë e shpejtë edhe t’u kalojnë rrogat këtyre punonjësve. Inspektorati pas kësaj do të fuqizohet edhe më shumë, duke i dhënë edhe të drejtën për gjoba, që nuk e ka pasur deri tani”, tha Qoku.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More