Çepe në Kosovë: Forcimi i rolit të grave në vendimmarrje, aspekt kyç për sigurinë globale

nga D. V.

Zëvendësministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Silda Anagnosti Çepe mori pjesë sot në edicionin e 3-të të Forumit Ndërkombëtar “Gratë, Paqja dhe Siguria”, në Prishtinë, me ftesë të Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani.

Në panelin me temë “Paqebërja në shekullin e XXI. Si arrihet?”, zv.ministrja Çepe ndau përvojën e qeverisë shqiptare në promovimin e barazisë gjinore.

Ajo nënvizoi se si mund të kontribuojnë konkretisht institucionet shtetërore për të thyer barrierat strukturore dhe për të forcuar rolin e grave në vendimmarrjen politike e jetën publike, si një aspekt kyç për paqen dhe sigurinë globale.

Ky forum ndërkombëtar bëri bashkë udhëheqës, ekspertë, akademikë, përfaqësues të shoqërisë civile e grupe interesi, për të diskutuar sfidat aktuale globale me të cilat përballet agjenda e Grave, Paqes dhe Sigurisë në këto kohë të pasigurta, duke evidentuar rolin qendror të grave për paqen dhe zhvillimin e një vendi.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More