Shkup, 8 gusht – Puna gjatë pandemisë Covid ka hapur perspektiva të reja, duke i çuar shumë kompani dhe shtete të mendojnë se nuk është gjithmonë e nevojshme të jesh i pranishëm në zyrë dhe të matësh kohën me sekonda, por se më i rëndësishëm është efikasiteti i punonjësit, shkruan “Zhurnal.mk”.
Nëse dëgjon punonjësit e administratës shtetërore, së fundmi kanë filluar të ankohen se drejtuesit e rinj të institucioneve kanë vënë kontrolle të rrepta dhe për minuta të pakta të vonesës marrin vërjetje e dënime. Në aspektin ligjor dhe në shikim kjo duket në rregull, por realiteti është krejtësisht i ndryshëm. Nëse një çift punojnë në administratë shtetërore/publike ku orari i punës është 8 orë në ditë për pesë ditë të javës, kjo nënkupton se asnjëri prej tyre nuk ka kohë për të kryer nevoja elementare tjera, qoftë të dokumenteve, pagesave ose kërkesave të shtëpisë. Kjo e tëra, sepse orari i punës është thuajse çdo kund i njëjtë dhe nuk ka hapësirë për fleksibilitet.
Studimet që janë bërë nëpër vende të Evropës kanë treguar se “vende të pasura, kanë javë të shkurtra dhe orar të punës më të shkurtuar. Vendet e pasura në veri-perëndim të BE-së, përfshirë Holandën, Gjermaninë, Zvicrën dhe Danimarkën kanë fleksibilitet të madh në punë, javë më të shkurtra të punës.
Në të kundërt, vendet në Evropën Lindore dhe Jugore, përfshirë Rumaninë, Bullgarinë, Poloninë dhe Hungarinë, si dhe vendet mesdhetare si Portugalia, Malta dhe Qiproja , preferojnë fuqimisht oraret tradicionale me kohë të plotë, me më pak se 10% të vendeve të punës që janë me kohë të pjesshme.
Në Maqedoninë e Vriut pjesa e punonjësve me kohë të pjesshme është e ulët, java e punës zgjat 40 orë, ndërsa kjo është larg mesatares së BE-së, ku shkalla e punësimit me orar të shkurtuar është mezi 46.3%.
Sipas Ligjit të Punës në Maqedoninë e Veriut, puna me orar të plotë nuk mund të kalojë 40 orë në javë. Me ligj, ose me marrëveshje kolektive, orët e punës që janë më të shkurtra se 40 orë në javë, por jo më pak se 36 orë në javë, mund të përcaktohen si punë me orar të plotë.
Maqedoninë e Veriut ligjet ende nuk janë përshtatur me trendet e reja në punë dhe përfitimet e digjitalizimit. Një Ligj i ri i Punës është duke u përgatitur për më shumë se pesë vjet, por sipas Sindikatës , ende ka rezistencë të fortë nga punëdhënësit për të kapërcyer të gjitha çështjet e hapura dhe për ta bërë më në fund ligjin që të mund të punohet edhe nga shtëpia.
Fillimisht u promovua se dita e premte do të punohet deri në orën 12.00 te drekës, ndërsa katër orët e mbetura të kompensohen gjatë ditëve tjera të javës. Fillimisht kjo ide është shumë e pranueshme, duke pasur parasysh se gjatë katër orëve të mbetura qytetarët mund të mbulojën shumë punë tjera të ngelura, ndërsa ata që jetojnë jashtë Shkupit, mund të udhëtojën më lehtë nëpër qytete e tyre nga vijnë.
Anaj, partitë politike duhet të mendojnë më shumë në lehtësimin e procedurave të punësimit, ngjashëm siç bëjnë shumë shtete të Evropës”, shkruan “Zhurnal.mk”.
A duhet të shkurtohet orari i punës!
746
