“A ia vlejti ajo që kalova për këtë foto?”, Britney Spears reflekton për të kaluarën e saj të vështirë

Nga D V
1,412 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Britney Spears ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram një fotografi të vjetër me bikini, ndërsa ka shoqëruar imazhin me një mesazh emocional për të kaluarën e saj dhe vështirësitë që ka përjetuar ndër vite.

Në fotografinë e realizuar në vitin 2019, këngëtarja 44-vjeçare shfaqet pranë një pishine me një kostum banje me motive zebre, çizme të bardha deri në gju dhe flokët e gjata bionde të lëshuara.

Krahas fotografisë, Spears shkroi: “A e mbani mend kur bëja fotografi… a ia vlente ajo që kalova për të bërë këtë fotografi? Jo”.

Edhe pse nuk e përmendi drejtpërdrejt, mesazhi i saj u interpretua si një referencë për periudhën 13-vjeçare të kujdestarisë ligjore, e cila përfundoi në vitin 2021.

Gjatë kësaj kohe, jeta personale dhe profesionale e artistes kontrollohej ligjërisht nga babai i saj, Jamie Spears, një periudhë për të cilën Britney ka bërë më herët akuza dhe ka folur publikisht për vështirësitë e saj.

Pas përfundimit të kujdestarisë, këngëtarja ka zgjedhur të shprehë më shpesh emocionet e saj përmes rrjeteve sociale, duke publikuar video nga jeta e përditshme, udhëtime dhe momente personale.

Megjithatë, ajo vijon të rikthehet herë pas here te periudhat më të vështira të së kaluarës së saj.

Postimi i fundit vjen pas një serie mesazhesh ku Britney ka reflektuar mbi famën, presionin e industrisë së muzikës dhe përvojat që, sipas saj, kanë ndikuar thellë në jetën e saj personale.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër