A t’u besojmë apo të mos u besojmë kandidatëve kur thonë se “Shkupi do ta bëjnë si Parisi, e Tetovën si Dubai”!

nga Redaksia

Shkup, 24 shtator – Kur i dëgjon kandidatët për kryetar të komunave duke premtuar nëpër fushata zgjedhore, thuajse pas 19 tetorit, Shkupi do bëhet si Parisi e Tetova si Dubai! Aq shumë premtime në këtë fushatë, thuajse paratë do të bien nga qielli dhe rrugëve do të ecim mbi ari e mermer të bardhë. E kaluara është e hidhur, andaj kandidatët duhet që mos “t’i japin shumë kosës”, sepse do të ngelin me duar bosh, shkruan “Zhurnal.mk”.

Në një far rregulli demokratik, të premtosh se do bësh diçka në fushatë zgjedhore është normale. Të premtosh se dëshiron të bësh diçka, edhe ajo mund të kuptohet. Por të “gënjesh” qytetarët duke premtuar diçka që s’e kap as mendja e as syri është manipulim me mendjen e shëndoshë të qytetarëve, shkruan “Zhurnal.mk”.

Pa hyrë në detaje, kandidatët duket se po premtojnë çfarë të shohin në ëndërr. Dhe, më e keqja është kur vetë ata nuk e besojnë atë që e flasin.

Puna e kësaj fushate duket se i ngjanë meselesë së Nasradin Hoxhës. Ai kishte vendosur që në Pazar ta lëshojë një gënjeshtër të vogël, dhe ky pa arritur në fund të pazarit, nu ki besonte gënjeshtrës së vet. Pyeste Nasradin Hoxha: “a ishte kjo gënjeshtra ime!!!”

Demokracia ka disa rregulla të përgjithshme. Secili kandidat për kryetar ose për deputet, para votuesve të tij kërkon mbështetje që kur të vjen në pushtet të realizojë atë që ka premtuar. E sidomos në zgjedhje lokale, duhet të flitet për tema lokale. Tek ne nuk po ndodh pikërisht ashtu. Në zgjedhje lokale flitet për gjithçka. Edhe për politikën globale, edhe për luftrat botërore, edhe për gjeopolitikë e gjeostrategji. Në fakt, duhet ndarë shapi nga sheqeri, dhe në zgjedhjet lokale duhet të flasim për problemet jetike të banorëve.

Në Maqedoninë e Veriut fatkeqësisht kemi mbetur shumë pas vendeve të rajonit. Mungojnë rrugë cilësore, mungon ujë i pijshëm, mungojn kanalizime, gjelbërim i parqeve, kontejnerët janë të mbushur me plehra dhe askush nuk bartë përgjegjësi.

Nëpër rrugët e qyteteve, gjithandej sheh vetura të parkuara vend e pa vend. Edhe nëse rrugët janë me tre korsi, sërish njëra korsi është e mbyllur pasi të gjitha veturat janë parkuar në rrugë. Edhe nëse bëhet rruga me gjashtë korsi, nëse s’ka parkingje, sërish gjysma e tyre do të zihen me vetura të parkuara. Prandaj duhet urgjentisht të ndërtohen parkingje ku banorët e lagjeve do t’i parkojnë veturat.

Rend kryesor duhet të vendoset në rregullin e pastërtisë. Nuk duhet të shtohet numri i kontejnerëve, por mbledhja e këtyre mbeturinave me kohë, si dhe kontroll se çfarë hidhet nëpër kontenjerë. Nuk mudn të hidhen dyshekë, thasë me material ndërtimor në kontenjerat ku hidhen plehrat e përditshmërisë. Në këtë drejtim duhet të vendosen qytetarë që do të gjobisin secilin që hedh materiale vend e pa vend.

Andaj, kandidatët për kryetar të komunave, mos të merren me politika globale e me llafe boshe, por me zgjidhje të problemeve reale të banorëve. Duhet saktë t’iu s’pjegojnë qytetarëve se çfarë do bëjnë e si do bëjnë. Mjaft më me premtime boshe! Populli i do ata që i përveshin krahët e punojnë, jo ata që vetëm flasin e kurr s’bëjnë asgjë!, shkruan “Zhurnal.mk”.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More