Smajl Latifi viziton dy blegtorë: U premtova që mbështetja jonë do të rritet e zgjerohet

Nga B.M
1,668 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Kryetari i Komunës së Rahovecit dhe kandidati për mandatin e ardhshëm, Smajl Latifi ka vizituar dy blegtorë.

Në një postim në Facebook, Latifi tha se Lulzim Shabandula e Selim Oruçi, ndjehen të kënaqur që përfitojnë nga subvencionimi i Komunës dhe shtoi se mbështetja e tij konkrete do të rritet e zgjerohet.

“Me 16 lopë e 12 viça në fermën e tij, Lulzimi na tregoi se arrin të prodhojë 200 litra qumësht për 24 orë, ndërkaq në fermën e Selimit gjetëm 12 lopë e 13 viça, me një kapacitet të prodhimit të qumështit prej 150 litra për 24 orë. Dy blegtorëve që vizitova sot, u premtova që mbështetja jonë konkrete do të rritet e zgjerohet, për të krijuar kushte edhe më të mira për veprimtarinë e tyre bujqësore”, ka shkruar Latifi.

https://www.facebook.com/share/p/1PZZgMQPY2

artikuj të ndërlidhura

error: Përmbajtja është e mbrojtur!!

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër