A u konstituua Kuvendi? Flet ish-anëtari i Kushtetueses, Kadri Kryeziu

Nga Xh M
9 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 13 shtator Zhurnal.mk – Kuvendi i Kosovës është shpallur i konstituuar pas zgjedhjes së nënkryetarëve nga radhët e LDK-së dhe komuniteteve.

Kujtim Shala i LDK-së u zgjodh nënkryetar me 75 vota, ndërsa pas tetë tentimeve të pasuksesshme nga Lista Serbe, për këtë pozitë u zgjodh edhe deputetja serbe Tanja Vujoviq, e cila mori votat e LVV-së dhe disa deputetëve të LDK-së.

Ndërkohë, PDK-ja nuk mori pjesë në seancë, pasi paraprakisht kishte tërhequr kandidaturën e Vlora Çitakut për nënkryetare.

Lidhur me këtë çështje, ish-anëtari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu ka vlerësuar se, bazuar në aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, Kuvendi konsiderohet i konstituuar.

Sipas tij, nënkryetarët kanë rol administrativ dhe jo vendimmarrës, ndërsa autoriteti vendimmarrës në Kuvend është kryetari.

“Në bazë të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, Kuvendi konsiderohet i konstituuar, pasi subjekti politik nuk dëshiron të ketë kandidat për këtë moment. Lufta kushtetuese ishte vjet që të mos kenë veto minoritetet.

Nënkryetarët janë autoritete administrative, jo vendimmarrëse. Vendimmarrës është vetëm Kryetari i Kuvendit”, deklaroi ai për “Bota sot” .

Vlen, të përmendet se, deputeti i PDK-së, Përparim Gruda ka thënë se Kuvendi nuk mund të konsiderohet i konstituuar pa zgjedhjen e të gjithë nënkryetarëve, duke theksuar se ende nuk është zgjedhur nënkryetari nga radhët e PDK-së.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër