Abdixhiku: Mbrëmë mbyllëm një kapitull, sot fillojmë punën së bashku për LDK-në e për popullin tonë

Nga D V
666 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 31 korrik, Zhurnal.mk – Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka reaguar edhe njëherë pas Kuvendit të Jashtëzakonshëm të kësaj partie që u mbajtë mbrëmë, e ku ky i fundit i shpëtoi mocionit të shkarkimit.

Abdixhiku, përmes një postimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook, ka shkruar se Kuvendi ishte i panevojshëm, i dëmshëm e i ngutshëm.

“Kjo periudhë na sprovoi. Por sprovat nuk duhet të na ndryshojnë vlerat. LDK-ja është ndërtuar mbi kulturën e dialogut, të maturisë dhe të respektit për mendimin ndryshe. Pikërisht këto vlera duhet të na udhëheqin edhe tani. Prandaj sot kam vetëm mirënjohje. Mirënjohje për ata që më besuan. Po aq mirënjohje edhe për ata që menduan ndryshe. Demokracia nuk kërkon njëzëshmëri; ajo kërkon respekt. Tani, më ndihmoni të gjithë, të bashkojmë këtë shtëpi; dhe nga këtu të bashkojmë dhe gjithë Kosovën”, ka shkruar ai.

Postimi i tij i plotë:

Në LDK, fjala e fundit i takon gjithmonë anëtarësisë.

Mbrëmë ajo foli.

Kam besuar se ky Kuvend ishte i panevojshëm, i dëmshëm e i ngutshëm. Sot, ai i përket së shkuarës. E pranoj me përulësi vendimin e delegatëve dhe e marr atë si një përgjegjësi të re për ta ruajtur me fanatizëm kahjen e LDK-së.

LDK mbetet veç e anëtarësisë dhe ky është verdikti më thelbësor që dha LDK-ja mbrëmë.

Kjo periudhë na sprovoi. Por sprovat nuk duhet të na ndryshojnë vlerat. LDK-ja është ndërtuar mbi kulturën e dialogut, të maturisë dhe të respektit për mendimin ndryshe. Pikërisht këto vlera duhet të na udhëheqin edhe tani. Prandaj sot kam vetëm mirënjohje. Mirënjohje për ata që më besuan. Po aq mirënjohje edhe për ata që menduan ndryshe. Demokracia nuk kërkon njëzëshmëri; ajo kërkon respekt. Tani, më ndihmoni të gjithë, të bashkojmë këtë shtëpi; dhe nga këtu të bashkojmë dhe gjithë Kosovën.

Ky është roli ynë si LDK e vërtetë. Rolet tjera nuk na përkasin neve.

LDK ka nevoje për bashkim; gjersa Republika ka nevojë për stabilitet institucional, për institucione funksionale dhe për një politikë që vendos interesin shtetëror mbi çdo llogari tjetër. Ky do të mbetet orientimi ynë. Kështu njihet LDK.

Mbrëmë mbyllëm një kapitull.

Sot fillojmë punën, së bashku.

Për LDK-në e anëtarësisë. Për Republikën e popullit tonë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër