Abdixhiku: Osmani s’ka vendosur kushte, është kandidatja më e duhur për presidente

Nga Xh M
613 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 5 maj Zhurnal.mk – Abdixhiku thotë se renditja në listë nuk ka rëndësi dhe se bashkëpunimi bazohet në mirëbesim.

Kryetari i Lidhja Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka përgënjeshtruar raportimet se Vjosa Osmani ka vendosur kushte paraprake për bashkëpunim politik.

Ai ka theksuar se raporti mes tyre nuk është i bazuar në kushtëzime, por në mirëbesim dhe në nevojën për bashkim.

“Asnjë kusht me Vjosën nuk e kemi pasur. Nuk është relacion kushtëzimesh, është relacion i kuptimit të nevojës së përbashkimit”, ka deklaruar Abdixhiku.

I pyetur nëse Osmani mund të jetë bartëse e listës së LDK-së, ai është shprehur se kjo nuk paraqet problem për të.

“Pa asnjë problem. Renditja në listë nuk ka rëndësi”, tha ai.

Megjithatë, Abdixhiku ka shtuar se Osmanin e sheh si kandidaten më të përshtatshme për postin e presidentit.

“Besoj se Vjosa Osmani duhet të jetë kandidatja e shkëlqyeshme dhe më e duhur për presidente. Populli e dëshiron një gjë të tillë”, ka theksuar ai, duke shtuar se është i gatshëm ta mbështesë një kandidaturë të tillë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër