Mexhiti: 5 Maji, ditë kujtese për sakrificën e dëshmorëve

Nga R.ZH
740 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 05 maj, Zhurnal.mk – Kryetari i Komunës së Çairit dhe një nga liderët e VLEN-it, Izet Mexhiti, me rastin e 5 Majit ka përcjellë një mesazh përkujtimor për dëshmorët, duke theksuar se kjo ditë mbetet simbol i kujtesës, respektit dhe mirënjohjes së thellë.

Mexhiti në statusin e tij në Facebook shkruan se emrat e dëshmorëve “ngrihen mbi kohën dhe bëhen pjesë e përjetësisë së këtij vendi”.

“Sot i kujtojmë me respekt e mirënjohje të thellë. Sakrifica e tyre nuk tretet në harresë; ajo qëndron e gdhendur në historinë tonë, si një dritë që nuk shuhet”, ka shkruar Mexhiti.

Ai ka theksuar se dëshmorët lanë pas një amanet të qartë: që brezat e sotëm të ecin përpara, të punojnë çdo ditë dhe të mbajnë gjallë idealin për të cilin ata ranë.

“Kjo përgjegjësi është mbi ne. Dhe ne do ta vazhdojmë rrugën e tyre. Me përkushtim. Me këmbëngulje. Për të ardhmen tonë”, ka përfunduar Mexhiti.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër