Abdixhiku përcjell stërvitjet e KF Prishtinës: Talenti i të rinjve nuk mjafton pa mbështetje reale

Nga D. V.
293 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 13 maj Zhurnal.mk – Kandidati për kryeministër nga radhët e LDK-së, Lumir Abdixhiku ka bërë të ditur se mëngjesin e sotëm përcolli stërvitjet e KF Prishtinës, klubit që përfaqëson pasionin, përkushtimin dhe ëndrrat e brezave të tërë.

Përmes një postimi në Facebook, i pari i LDK-së tha se sporti e futbolli janë shumë më tepër se lojë.

“Janë disiplinë, karakter, sakrificë e shpirt gare. Janë vendi ku të rinjtë mësojnë të besojnë tek vetja, tek ekipi dhe tek qyteti që përfaqësojnë”, ka shkruar ai.

Megjithatë, sipas Abdixhiku, talenti i të rinjve të Kosovës nuk mjafton pa mbështetje reale.

“Kosovës i duhen më shumë fusha sportive, stadiume funksionale, akademi moderne, kushte dinjitoze për stërvitje dhe më shumë përkrahje institucionale për klubet e sportistët tanë”.

“Sporti e futbolli, janë investime në rininë tonë. Investim në shëndet, edukim, disiplinë dhe krenari qytetare. Kur një i ri hyn në fushë sportive, ai shndërrohet në aset. Kur një klub mbështetet, një qytet merr frymë më ndryshe. E kur sporti ngritet, ngrihet edhe vetë shoqëria jonë”, ka shkruar ai.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër