Abdixhiku takohet me shefin e ri të EULEX-it, diskutohet situata në Kosovë

Nga D V
5 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 15 shtator, Zhurnal.mk – Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka pritur në takim shefin e ri të Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), Antero Lopes.

Sipas LDK-së, në takim është diskutuar për stabilitetin, sundimin e ligjit dhe zhvillimet aktuale në Kosovë, si dhe për qëndrimet e kësaj partie lidhur me këto çështje.

Abdixhiku ka vlerësuar rëndësinë e bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtarë dhe rolin e EULEX-it në mbështetjen e institucioneve të Kosovës në fushën e sundimit të ligjit dhe sigurisë.

“Rëndësia e forcimit të sundimit të ligjit, rendit kushtetues dhe institucioneve demokratike në Kosovë” ishte një nga temat e takimit, thuhet në njoftimin e LDK-së.

Kreu i LDK-së ka shprehur gjithashtu gatishmërinë e partisë për komunikim dhe bashkëpunim të vazhdueshëm me EULEX-in.

“Me synim sigurimin e një shkëmbimi të rregullt të informacionit dhe koordinimit për çështjet me rëndësi për sundimin e ligjit, sigurinë dhe stabilitetin demokratik të vendit”, thuhet në njoftim.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër