Ahmeti: Faleminderit, Presidenti Trump!

Nga D. V.
2,523 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 25 qershor, Zhurnal.mk – Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, përmes rrjetit të tij social ka falënderuar presidentin e SHBA-ve, Donald Trump, për vendimin për vazhdimin e Urdhrit Ekzekutiv për Ballkanin Perëndimor.
Ahmeti tutje vazhdon që, veprimet që cenojnë Marrëveshjen e Ohrit, minojnë sundimin e ligjit, institucionet demokratike dhe stabilitetin rajonal, vazhdojnë të konsiderohen kërcënim për sigurinë dhe interesat strategjike të SHBA-së dhe vendit tonë.

“Faleminderit, Presidenti Trump! Vendimi për vazhdimin e Urdhrit Ekzekutiv për Ballkanin Perëndimor është një konfirmim i qartë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten të përkushtuara ndaj paqes, stabilitetit dhe rendit demokratik në rajonin tonë. Veprimet që cenojnë Marrëveshjen e Ohrit, minojnë sundimin e ligjit, institucionet demokratike dhe stabilitetin rajonal, vazhdojnë të konsiderohen kërcënim për sigurinë dhe interesat strategjike të SHBA-së dhe vendit tonë”, ka shkruar Ahmeti në facebook.

Vendimin e plotë mund ta lexoni këtu.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër