Ahmeti përkujton Rexhep Malën dhe Nuhi Berishën: Simbol i rezistencës shqiptare

Nga admin
638 e lexuar
A+A-
Rivendos

Shkup, 11 janar – Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, ka përkujtuar sot 41-vjetorin e rënies së dëshmorëve, Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha.Ahmeti përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se të dy nuk zgjodhën rrugën e lehtë, por atë të drejtë, duke u përballur me pushtuesit dhe duke rënë në Kodrën e Trimave, ku u bënë simbol i qëndresës dhe sakrificës pa kompromis.

“Rexhepi dhe Nuhiu ishin më shumë se veprimtarë, ishin mendje të ndritura, organizatorë të palëkundur dhe burra që e jetuan idealin deri në fund. Ata e dinin se liria ka çmim, dhe nuk hezituan ta paguajnë me jetën e tyre”, shkroi Ahmeti.Ai po ashtu tha se ndihet krenarë që i pati shokë e drejtues. “Jam krenar që i pata shokë. Jam krenar që i pata drejtues. Krenar është kombi që i pati. Dhe jam i bindur se vepra e tyre do të jetojë përherë si thirrje për dinjitet, qëndresë dhe dashuri të pakushtëzuar për atdheun.Lavdi e përjetshme Rexhep Malës dhe Nuhi Berishës. Ata ranë për të mos u harruar kurrë”, shkroi Ahmeti.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër