Aksident i rëndë trafiku në Tetovë, vetura godet një këmbësor 31-vjeçar

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Shkup, 12 nëntor, Zhurnal.mk – Një 31-vjeçar nga Tetova ka pësuar lëndime të rënda trupore në një aksident trafiku që ka ndodhur në rrugën “29 Nëntori”, pasi është goditur nga një veturë e drejtuar nga një 69-vjeçar.

Sipas informacioneve nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), aksidenti ka ndodhur më 11 nëntor, rreth orës 17:50, kur një veturë e tipit “Fiat Punto”, e drejtuar nga Z.U. (69) nga Tetova, ka goditur këmbësorin P.Z. (31), gjithashtu nga Tetova.

Nga përplasja, këmbësori ka pësuar lëndime të rënda, pas së cilës është transportuar në Spitalin Klinik të Tetovës.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër