Aksident trafiku në Prishtinë, përfundojnë në përleshje pesë persona

Nga B.M
471 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Në rrugën “Mon Balaj” në Prishtinë, pas një aksidenti trafiku, pesë persona janë përfshirë në një përleshje fizike.

Rastin për media e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana.

Bëhet e ditur se si pasojë, pesë personat e përfshirë në përleshje kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar trajtim mjekësor.

“Sot rreth orës 18:00, në rrugën “Mon Balaj”, në Prishtinë, pas një aksidenti trafiku, pesë persona janë përfshirë në një përleshje fizike. Personat e përfshirë në rast kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor. Lidhur me aksidentin, veprimet dhe procedurat e mëtejme janë duke u zhvilluar nga Njësia e Trafikut”, tha Pllana.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër