Aksident tragjik në Kumanovë, 2 të vdekur dhe 3 të plagosur

Nga Xh M
14 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Kumanovë, 20 shtator Zhurnal.mk – Dy persona humbën jetën dhe tre të tjerë u plagosën në një aksident të rëndë trafiku që ndodhi mbrëmë rreth orës 21:35 në autostradën Kumanovë–Shkup, pranë Agino Sello.

Në aksident u përfshinë një “Mercedes”, i drejtuar nga një 65-vjeçar nga Shkupi, dhe një “Opel Corsa”, që drejtohej nga një 27-vjeçar.

Dy pasagjerë të “Opel Corsa”-s, 49 dhe 71 vjeç, ndërruan jetë në vendngjarje, ndërsa tre persona të tjerë u plagosën. Njëra prej të plagosurave është në gjendje të rëndë.

Shoferi i “Mercedesit” është ndaluar nga policia. Hetimet për aksidentin vijojnë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër