Aksidenti me dy të vdekur në Cërrik/ Një prej viktimave, mësues në shkollën “Osman Gjini”

Nga Xh M
516 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Cërrik, 14 korrik Zhurnal.mk – Zbardhen detaje nga aksidenti tragjik me dy të vdekur në Cërrik dhe një tjetër mbeti i plagosur.

Sipas informacionit zyrtar të Policisë, në aksident u përfshinë dy automjete, njëri i drejtuar nga Sajmir Muça, 38 vjeç, dhe tjetri nga Qemal Çala, 63 vjeç.

Përplasja rezultoi fatale për Qemal Çalën, i cili humbi jetën në vendngjarje. Mësohet se ai ishte mësues në shkollën “Osman Gjini” në Cërrik, lajm që ka tronditur familjarët, kolegët dhe komunitetin arsimor të bashkisë Cërrik dhe jo vetëm.

Si pasojë e aksidentit humbi jetën edhe pasagjeri që udhëtonte me të, Drilon Tabaku, 22 vjeç. Ndërkohë, drejtuesi i automjetit tjetër, Sajmir Muça, 38 vjeç, mbeti i plagosur dhe u transportua me urgjencë në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Në vendin e ngjarjes kanë kryer veprimet hetimore shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët, nën drejtimin e Prokurorisë, po punojnë për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e plota të aksidentit.

Sipas identifikimit të viktimave, jetën e humbën Qemal Çala, 63 vjeç, mësues në shkollën “Osman Gjinishi” në Cërrik, dhe Drilon Tabaku, 22 vjeç. Ngjarja ka sjellë dhimbje të thellë në komunitetin e Cërrikut.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër