Aksidenti me fatalitet në Vragoli, viktima shtetas i Shqipërisë

Nga L. M
591 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Rasti ka ndodhur në fshatin Vragoli të Fushë Kosovës, të premten në ora 03:00.

“Në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë, i dyshuari mashkull kosovar, derisa ishte duke drejtuar veturën, dyshohet se nga pakujdesia ka goditur viktimën-këmbësor mashkull shtetas i Shqipërisë, të cilit i ka shkaktuar lëndime vdekjeprurëse, vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku”, thuhet në raportin policor.

Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërkaq rasti po hetohet.

 

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër