Alarm pranë bazës amerikane në Britani/ Arrestohen disa persona, evakuohen banorët

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Londër, 27 shtator Zhurnal.mk – Alarm pranë një baze ajrore amerikane në Mbretërinë e Bashkuar, ku disa persona janë arrestuar dhe banorët e zonës janë evakuuar pas një incidenti të dyshuar me eksplozivë.

Ngjarja është shënuar pranë RAF Fairford, në Gloucestershire, ndërsa policia ka shpallur një incident madhor në zonën e Whelford. Disa persona janë ndaluar nën dyshimin për shkelje të ligjeve për eksplozivët, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur ekspertët ushtarakë për asgjësimin e municioneve shpërthyese.

Autoritetet po kontrollojnë disa automjete, ndërsa banorët janë dërguar në një qendër të posaçme të sigurisë.

Incidenti vjen në një kohë kur masat e sigurisë pranë bazës amerikane janë shtuar ndjeshëm, me kontrolle, bllokime rrugësh dhe prani të policisë së armatosur.
Top Channel

artikuj të ndërlidhura