Ali Ahmeti: Nexhat Daci ishte figurë kyçe në rrugën drejt pavarësisë së Kosovës

Nga admin
667 e lexuar

Shkup, 1 janar – Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e ish-kryeparlamentarit Nexhat Daci, duke theksuar se Kosova ka humbur një nga akademikët dhe personalitetet më të rëndësishme të saj.

Në reagimin e tij, Ahmeti shkruan:

“Me dhimbje të thellë e pranova lajmin për ndarjen nga jeta të mikut tim, akademik Nexhat Dacit.

Kosova sot nuk ka humbur vetëm një ish-politikan, por një nga akademikët më të shquar dhe personalitetet më të rëndësishme të saj. Akademik Daci, me urtësinë dhe pjekurinë e tij politike, ka luajtur një rol kyç në proceset më të rëndësishme që çuan drejt pavarësimit të shtetit të Kosovës.

Ngushëllimet e mia më të sinqerta familjes së tij, miqve dhe të gjithë atyre që e njohën dhe e çmuan veprën e tij. U prehtë në paqe!”

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër