Prishtina, 24 Mars, Zhurnal.mk – Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, sot ka bërë përkujtime të ushtarëve të UÇK -së në Kosovë në rajonin e Dukagjinit.
Ai sot vizitoi varrezat e dëshmorëve në Prilep e Gloxhan të Deçanit me rastin e 28 vjetorit të “Epopesë së Dukagjinit”.
“Sot, së bashku me bashkëpunëtorë dhe bashkëveprimtarë, bëmë homazhe te varrezat e dëshmorëve në fshatin Prilep të Deçanit, një vend që mbart kujtesë, sakrificë dhe dinjitet kombëtar. Pikërisht këtu prehet edhe Shpend Mazrekaj, ushtarak shqiptar nga Prilepi i Deçanit, dëshmor i luftës në Maqedoni. Ai mbetet dëshmori i parë i rënë nga viset shqiptare jashtë Maqedonisë, duke simbolizuar unitetin e idealit tonë kombëtar për liri dhe barazi. Nderimi për dëshmorët nuk është vetëm kujtesë për të kaluarën, por edhe përgjegjësi për të ardhmen. Sakrifica e tyre na obligon të vazhdojmë rrugën me përkushtim, duke ruajtur vlerat për të cilat ata dhanë gjithçka,” ka shkruar Ahmeti përmes Facebook.
Atje sot ndodheshin për nderime e përkujtime ushtarësh të rënë gjatë luftës 1998-1999 në Kosovë, edhe qytetarë e anëtarë të kuvendit të Kosovës.
