Amanda Bynes shihet duke pirë cigare në makinën e saj pas vdekjes së Hayden Panettiere

Nga D V
544 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Amanda Bynes u fotografua duke pirë cigare në makinën e saj, në Kaliforni, pak ditë pasi reagoi për vdekjen e Hayden Panettiere.

Aktorja 40-vjeçare ishte ndalur në dyqan për të parë nga afër një bashkëpunim të ardhshëm me markën Dolls Kill.

Ajo u shfaq e veshur me një bluzë rozë, një minifund gri dhe me një nga çantat e dizajnuara prej saj, me vlerë 218 dollarë (rreth 187 euro), shkruan DailyMail.

Pasi doli nga dyqani, Bynes u ul në SUV-in e saj të zi, ku përdorte telefonin dhe pinte cigare. Në fotografitë e publikuara ajo shihet edhe duke përdorur një cigare elektronike.

Pak ditë më parë, Bynes kishte reaguar ndaj vdekjes së Panettiere në LinkedIn, përmes një postimi që më vonë e fshiu. “Jeta mund të të godasë fort dhe shpejt. Çfarë situate e tmerrshme”, shkroi ajo.

Hayden Panettiere u gjet pa shenja jete të dielën në Greenville, Karolina e Jugut. Rrethanat e vdekjes së saj janë ende duke u hetuar nga autoritetet.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër