Angelov: Dje u regjistruan 36 zjarre, rreziku mbetet i lartë

Nga I.A
9 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 8 shtator, Zhurnal.mk – Rreziku nga zjarret në hapësirë të hapur është ende shumë i lartë, paralajmëron drejtori i DZS, Stojançe Angelov. Gjatë ditës së djeshme ka pasur më shumë se 36 zjarre në hapësirë të hapur.

Sot, siç tha, pritet lëvizshmëri e madhe e njerëzve dhe automjeteve dhe u bëri apel qytetarëve të jenë jashtëzakonisht të kujdesshëm, sepse mjafton vetëm një shkëndijë që të ndodhë katastrofë.

“Për momentin nuk ka zjarre alarmante në territorin e shtetit. Ende është aktiv zjarri në vendin Ramno – Shkupskë Crna Gora, në shuarjen e të cilit veprojnë zjarrfikësit e Shkupit me mbështetje të ekipeve mobile të drejtorisë. Për momentin zjarri nuk paraqet kërcënim për fshatrat dhe objektet përreth.

Përveç këtij zjarri aktiv është edhe zjarri në fshatin Selcë dhe Lokov në kufi mes Strugës dhe Dibrit.”

Në shuarjen e zjarrit, informoi Angelov, është vepruar gjithë natën.

“Zjarri tani është nën kontroll të pjesshëm, por shuarjen e vështirëson vegjetacioni i dendur. As ky zjarr nuk është kërcënim për fshatrat përreth, as për objektet e tjera apo manastiret.

Aktiv është edhe zjarri në rrethinën e fshatit Belicë, Makedonski Brod. Dje pasdite ekzistonte rreziku që zjarri të hynte në pyllin me pisha të rezervatit të gjuetisë Jasen, por me reagimin e shpejtë të të punësuarve në Jasen dhe tre aerotraktorëve të DZS zjarri u vu nën kontroll të pjesshëm.”

Këtë mëngjes, ekipe shtesë të DZS dhe automjete “pinzgauer”, sqaroi Angelov, janë vendosur në vijën e zjarrit dhe nuk lejojnë përhapjen e tij të mëtejshme. Angelov është optimist se gjatë ditës do të vendoset kontroll i plotë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër