Anija e parë me gaz të lëngshëm kalon Ngushticën e Hormuzit

Nga D. V.
417 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Romë, 28 prill, Zhurnal.mk – Një anije cisternë që transporton gaz natyror të lëngshëm (GNL) ka kaluar për herë të parë në Ngushticën  e Hormuzit që nga fillimi i luftës me Iranin.

Lajmi u raportua nga “Sky News,” e cila thekson se anija me kapacitet 136 357 metra kub ishte parë për herë të fundit në Gji më 30 mars, por është rishfaqur dje pranë brigjeve perëndimore të Indisë, sipas të dhënave të gjurmimit detar nga ”Icis Lng Edge”, ”MarineTraffic” dhe LSEG.

Ky zhvillim konsiderohet një tjetër dëshmi se anijet që lundrojnë në Gji po përdorin taktika shmangëse, si ndalimi i transmetimit të pozicionit ose përdorimi i identifikuesve të rremë, për të mos u bërë objektiv sulmesh.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër