Teheran, 27 prill Zhurnal.mk – Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi akuzoi sot Shtetet e Bashkuara të Amerikës se janë përgjegjëse për dështimin e bisedimeve të paqes në Pakistan, pas mbërritjes së tij në Rusi, ku pritet të takohet me presidentin Vladimir Putin.
“Qasjet amerikane bënë që raundi i mëparshëm i negociatave, pavarësisht përparimeve, të mos arrinte objektivat për shkak të kërkesave të tepruara”, deklaroi Araqchi sipas medieve shtetërore iraniane.
Ai theksoi gjithashtu se “siguria e kalimit në Ngushticën e Hormuzit është një çështje e rëndësishme globale”.
SHBA-ja dhe Irani vazhdojnë përplasjet dhe bllokimet në këtë kalim strategjik.
