Arbeloa hap rrugën për të rinjtë – si po e ndryshon ai të ardhmen e Real Madridit me talentët e ‘La Fabrica’

Nga D. V.
662 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Atë që po e bën Alvaro Arbeloa te Real Madridi, nuk e ka bërë jo Xabi Alonso, por as shumë trajnerë të tjerë para tij.

Timonieri i Real Madridit po shfaq besim të madh te akademia ‘La Fabrica’ dhe tashmë pesë prej tyre kanë bërë debutimin me ekipin e parë të ‘Los Blancos’.

Më i dalluari dhe ai që ka marrë vëmendjen e të gjithëve është padyshim Thiago Pitarch, i cili ka filluar ta katapultojë vendin e tij në formacionin titullar të ‘Mbretërve’.

Kjo ka bërë që vlera e tij në treg të pësojë një rritje të madhe, ku nga 3 milionë euro sa vlente para disa muajsh, kartoni i tij tashmë ka arritur një vlerë prej 20 milionë eurosh në Transfermarkt.

Dy debutime të tjera nga akademia Arbeloa i bëri në fitoren ndaj Celta Vigos, ku aty aktivizoi dyshen Cesar Palacios dhe Manuel Angel Moran.

Këtë madje e bëri në një periudhë kur Real Madridi po kërkonte golin e fitores, duke dëshmuar besimin që ka ai tek këta lojtarë.

E së fundmi në fitoren e thellë 4-1 ndaj Elches në La Liga, 43-vjeçari i dha minutat e para edhe sulmuesit Daniel Yanez dhe qendërmbrojtësit Diego Aguado.

Yanez e mbylli ndeshjen me një asistim të bukur për Dean Huijsen, ndërsa Aguado u dallua për guximin që shfaqi për ato minuta sa luajti pavarësisht se është vetëm 19-vjeçar.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër