Imeri Stafai: Sistemi i drejtësisë i kapur dhe i kalbur, rastet mbeten në sirtarë

Nga D. V.
976 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 17 mars – Deputetja e VLEN, Saranda Imeri Stafai, ka reaguar ashpër ndaj gjendjes në sistemin e drejtësisë në vend, duke theksuar se zvarritjet dhe vendimet e diskutueshme po minojnë besimin e qytetarëve.

Ajo përmendi si shembuj amnistimin e tifogrupit të Tetovës dhe zvarritjen e rastit të Vedatit, si dhe qindra raste të tjera që, sipas saj, vazhdojnë të mbeten të bllokuara në sirtarët e gjykatave.

“Ky është një realitet i hidhur që tregon qartë një sistem drejtësie të kalbur dhe të kapur. Kur drejtësia vonohet, ajo shndërrohet në padrejtësi”, ka shkruar Imeri Stafai.

Sipas saj, këto zhvillime janë dëshmi e nevojës urgjente për reforma të thella në sistemin gjyqësor.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër