Arbër Hoxha bën lëvizjen e paparitur, kalon te Al Wahda në Emiratet e Bashkuara Arabe?

Nga D V
5 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Sulmuesi i Dinamo Zagrebit Arbër Hoxha është afër ta mbyllë marrëveshjen në Azi, te skuadra Al Wahda.

Sipas mediumit kroat “tportal”, është pajtuar për kalimin te skuadra nga Emiratet e Bashkuara Arabe në një marrëveshje prej 2.5 milionë euro.

Edhe pse vetëm dy ditë më parë startoi për Dinamon kundër ekipit H.Beer Sheva në Ligën e Evropës, largimi i tij nga gjiganti kroat duket i pashmangshëm.

Dinamo Zagreb pritet të fitojë 2.5 milionë euro në kompensim, si dhe të mbajë 10 për qind të kartonit për shitjen e ardhshme. Ndërkohë, është plotësisht e paqartë për pagën e lojtarit, që thuhet se ka luajtur rol të madh në këtë lëvizje.

Dinamo gjithashtu nuk e ka penguar fare largimin e Hoxhës sepse beson se kanë mjaftueshëm kualitet në krahun e majtë, duke pasur Mislav Orsic dhe të riun Nsoki.

“Vetëm 30 orë pas ndeshjes së Ligës të Evropës, ai është pajtuar për kalimin te Al Wahda nga Emiratet e Bashkuara Arabe”.

“Marrëveshja është afër të kompletohet dhe Dinamo do të përfitojë 2.5 milionë euro në kompensim. Klubi nga Zagrebi edhe do të mbajë 10 për qind në shitjen e radhës, si dhe disa bonuse të sigurta”, thuhet në raportim.

Përndryshe, Hoxha pritet të jetë pjesë e Shqipërisë për Ligën e Kombeve, me listën që do të bëhet publike këtë të shtunë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër