Arizona njeh zyrtarisht 17 shkurtin si Ditën e Pavarësisë së Kosovës

Nga admin
269 e lexuar

Ambasada e Kosovës në Washington ka njoftuar se Arizona ka njohur zyrtarisht 17 shkurtin si Ditën e Pavarësisë së Kosovës.

Guvernatorja Katie Hobbs ka shpallur 17 shkurtin 2026 si “Ditën e Pavarësisë së Kosovës në Arizona”, duke theksuar se shteti është i nderuar të qëndrojë pranë komunitetit shqiptaro-amerikan për të përkujtuar shpalljen e pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt 2008 në Prishtinë, transmeton Klankosova.tv.

Në vendim vlerësohet edhe kontributi i shqiptaro-amerikanëve në jetën shoqërore dhe ekonomike të Arizonës, si dhe mbështetja e vazhdueshme e Shteteve të Bashkuara për shtetndërtimin dhe paqen në Kosovë

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër