Në Ulpianën antike po vazhdojnë gërmimet arkeologjike në hapësirën ku vitin e kaluar u zbulua një mbishkrim i veçantë, i Perandorit Justinian (527-565).
Gërmimet po udhëhiqen nga arkeologët Christophe Goddard, nga Universiteti “Ecole Normale Supérieure” në Paris, Arben Hajdari nga Universiteti i Prishtinës dhe Milot Berisha nga Instituti Arkeologjik të Kosovës.
Goddard gjatë një bashkëbisedimi ditë më parë me kryeministrin Albin Kurti i cili ishte për vizitë në këtë lokacion, bëri të ditur se nga gërmimet kanë arritur të kuptojnë se kjo është një kishë shumë e vjetër.

