Arsenal armësh zbulohet në dy shtëpi në Zubin Potok, arrestohet i dyshuari

Nga D. V.
1,262 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Një rast i armëmbajtjes pa leje është zbuluar në orët e para të 11 marsit 2026 në fshatin Radosevikë të komunës së Zubin Potokut.

Sipas njoftimit rreth orës 00:55 njësit e Policisë së Kosovës gjatë patrullimit kanë kontrolluar një shtëpi të pabanuar, ku kanë gjetur një armë zjarri të tipit AK-47, dy karikatorë – njëri prej tyre i mbushur me 27 fishekë – si dhe dy fishekë gjuetie dhe disa pajisje të tjera ushtarake.

Pas hetimeve të mëtejshme është identifikuar pronari i shtëpisë. I njëjti posedon edhe një shtëpi tjetër në Zubin Potok, ku me urdhër të prokurorit është kryer bastisje.

Gjatë bastisjes në shtëpinë e dytë janë gjetur dhe sekuestruar edhe një armë e gjatë AK-47, katër karikatorë si dhe rreth 120 fishekë.

I dyshuari është intervistuar nga policia dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, ndërsa rasti po hetohet më tej nga autoritetet kompetente. 

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër