Arsenali përgatit ofertën për transferimin e yllit të PSG-së

Nga D. V.
567 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Arsenali po analizon mundësinë e paraqitjes së një oferte për sulmuesin anësor të Paris Saint-Germainit, Bradley Barcola, sipas raportimeve të mediave britanike.

“Topçinjtë” e shohin francezin si një futbollist që mund ta përmirësojë menjëherë formacionin titullar, ndërsa përforcimi i repartit ofensiv mbetet një nga prioritetet kryesore të klubit pas një tjetër sezoni të suksesshëm në garat vendore dhe evropiane.

Interesim për 23-vjeçarin ka shfaqur edhe Liverpooli, megjithëse PSG-ja dëshiron ta mbajë në skuadër.

Megjithatë, kampionët e Francës janë të hapur për ndryshime në përbërjen e ekipit gjatë afatit kalimtar veror, gjë që mund t’u hapë rrugë klubeve të interesuara.

Strategjia e afatit kalimtar të PSG-së mund të ndikojë gjithashtu në negociata, pasi klubi francez po monitoron disa objektiva të Arsenalit, përfshirë sulmuesin e Atletico Madridit, Julian Alvarez, dhe mesfushorin e Aston Villës, Morgan Rogers.

Sipas raportimeve, Arsenali nuk e përjashton mundësinë e realizimit të dy transferimeve të rëndësishme në repartin ofensiv dhe në mesfushë, duke synuar si Barcolën ashtu edhe Rogersin.

Barcola vazhdon të konfirmojë potencialin e tij të jashtëzakonshëm pas një sezoni mbresëlënës me PSG-në, duke u konsideruar si një nga talentet më premtuese të futbollit evropian.

Ai gjithashtu gjeti rrugën e rrjetës në debutimin e tij në Kupën e Botës 2026, në fitoren 3-1 të Francës ndaj Senegalit.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër