Arsene Wenger parashikon fituesin e Kupës së Botës

Nga D V
1,041 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Trajneri legjendar francez, Arsene Wenger, foli me Le Figaro për ekipin kombëtar francez dhe Kupën e Botës 2026 , një turne që ai pret që “Les Bleus” ta fitojnë.

Kupa e Botës 2026 pritet të fillojë nesër (e enjte) dhe tashmë shumë parashikime janë bërë nga agjenci të ndryshme bastesh, por edhe figurash të njohura nga bota e futbollit.

I fundit që ka parashikuar fituesin e Kampionatit Botëror të këtij vitit është Wenger, i cili favorizon kombëtaren e tij, Francën.

“Franca do ta fitojë Kupën e Botës”, parashikoi fillimisht Shefi aktual i Zhvillimit Global të Futbollit të FIFA-s.

“Franca ka shumë talent. Didier Deschamps ka përvojë. Ai do të gjejë ekuilibrin e duhur”.

“Kemi kaq shumë lojtarë sulmues saqë rreziku, pjesërisht, po bëhet disi i pabalancuar në sulm”.

“Por në ditët e sotme, lojtari modern, madje edhe një sulmues, di si ta bëjë pjesën e tij të punës mbrojtëse”, përfundoi Wenger.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër