Arta Bajrami për Big Brother: Të gjithë kanë dëshirë të hyjnë, por nuk guxojnë

Nga D V
5 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Arta Bajrami ka folur hapur për mundësinë që një ditë të bëhet pjesë e Big Brother VIP Kosova, duke zbuluar se ftesat për të hyrë në format nuk kanë munguar.

Në një intervistë për “Artistët Shqiptarë”, këngëtarja u pyet nëse do ta shohim ndonjëherë brenda shtëpisë së Big Brother.

Ajo pranoi se ka kureshtje ta përjetojë këtë eksperiencë, por familja është arsyeja kryesore që e ka mbajtur larg këtij vendimi.

Foto: Instagram

“A e di si në Big Brother, të gjithë kanë dëshirë të hyjnë por nuk guxojnë. Shumë është interesant Big Brother. Kam dëshirë të hyj veç të shoh si është, është gjë që nuk mund të lë familjen, është një sakrificë, duhet të dish që po hy në një format të tillë dhe i ke të gjithë kundërshtarë, duhet të dish se përse po hyn”.

“Veç fëmijët normal edhe burri nuk ka qejf më ndalin se unë kështu nuk kisha përtuar, por kam fëmijët bashkëshortin. Duhet të dish shko deri në fund, me qenë shembull me tregu edhe në shtëpi pak si je. Kishin pas qejf edhe njerëzit, por nuk është ambicie e imja ajo. Opinioniste kisha pasur shumë dëshirë, por nuk më thërrasin. Banore nonstop më thërrasin, çdo vit se kanë dëshirë të më shohin”, shtoi mes tjerash.

E njëjta tregoi se bashkëshorti dhe fëmijët nuk do ta mbështesnin lehtë një vendim të tillë, ndërsa shtoi se nuk e ka Big Brother-in si një nga ambiciet e saj kryesore.

Ndërkohë, për rolin e opinionistes, artistja theksoi se do të kishte shumë dëshirë ta provonte, por deri tani nuk është ftuar për një rol të tillë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër