Artan Grubi është dërguar në burgun e Shuto Orizares

Nga D. V.
678 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 23 shkurt – Artan Grubi, i cili u ndalua këtë mëngjes në pikën kufitare të Bllacës pasi vendosi të kthehej në vend, është transferuar në burun e Shuto Orizares, konfirmojnë nga MPB për “TV24”.

Grubi u transferua në njësinë e paraburgimit në Shuto Orizares sepse iu dha dënimi me 30 ditë paraburgim në mungesë, ndërsa ishte në arrati.

Prokuroria Publike në Shkup thotë se do të informojë shtesë se si do të vazhdojë me procedurën, përkatësisht kur do të paraqitet para prokurorit publik.

Grubi, së bashku me ish-drejtorin e Lotarisë Shtetërore, Përparim Bajramin, dyshohet për përvetësim në Lotarinë Shtetërore për blerjen e aparateve VLT.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër